Arrestohen tre persona të përfshirë në një rast tentim vrasje në Prishtinë

E publikuar: 21/09/2017 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në ora 17:20, policia ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton infosot.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona:

A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ),
G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë ) dhe
P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë),

të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.