Arrestohen tre persona, rihapën ilegalisht lokalet e lojërave të fatit

E publikuar: 24/01/2017 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ATK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar tre persona të cilit ishin përgjegjës të dy lokaleve të lojërave të fatit, të cilat ishin mbyllur më 21 janar nga Drejtoria e Lojërave të Fatiti në Administratën Tatimore të Kosovës.

Këto dy lokale janë rihapur sërish e për këtë arsye kanë pësuar arrestimet si dhe janë lëshuar 4000 euro gjoba.

Administrate Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.