Policia ka arrestuar pesë kosovarë të dyshuar për veprat penale “Trafikim me njerëz”,“Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunim”.
Të dyshuarit kishin trafikuar dhe i detyronin dy të mitura të ofronin shërbime seksuale.
Sipas njoftimit të policisë nga pesë persona e arrestuar dy nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar me procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar”, thuhet në njoftim.