Pesë persona janë arrestuar në Koshare të Gjakovës, pasi të njëjtit kishin dalë në gjueti dhe kundërligjshëm kanë vrarë një derr.
Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, janë sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjueti, tri radiolidhje, një thikë dhe 49 fishekë të calibrit të ndryshëm.
“Fsh. Koshare, Gjakovë 28.11.2025-10:54. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin dalë për gjueti në mënyrë të kundërligjshme duke vrarë një derr. Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjuetie, tri radiolidhje, një thikë si dhe 49 fishekë të cal. të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh.


















