Arrestohen për prostitucion dy gra dhe një burrë

E publikuar: 14/10/2015 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, ndërsa një i moshuar ndiqet penalisht me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Gjatë operacionit të koduar “Ndërmjetësi” u arrestuan Tatjana Cuka, 53 vjeç, lindur në Ersekë dhe banuese në Tirane, Pëllumb Ismaili, 58 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Tiranë dhe Liljana Shella, 59 vjeç, nga Tirana.

Ndërsa në gjendje të lirë procedohet i moshuari G.A 73 vjeç.

Policia sqaron se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijonin kushte për shfrytëzimin e prostitucionit.

Shtetasja Liljana Shella, në lokalin e saj mundësonte gjetjen e klientëve, ndërsa shtetasi Pellumb Ismaili, favorizonte një banese të kthyer në hotel në të cilat shkonin klientët e gjetur me shtetasen T. Cuka.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë.