Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:55 minuta ka arrestuar dy persona, një të nacionalitetit shqiptar e tjetri serb.
Kjo për shkak se gjatë kontrollit të tyre në trup kanë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, tek njëri 10 gramë dhe tek tjetri 3.8 gramë.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

















