Arrestohen në SHBA themeluesit e Centra, mashtruan me ICO-në 32 milion dollarëshe

E publikuar: 06/04/2018 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy bashkëthemeluesit e startupit kontrovers të monedhave kriptografike do të përballen me akuza kriminale për ICO-në 32 milion dollarëshe që organizuan në Shtator të vitit të kaluar.

Autoritetet kriminale arrestuan Sam Sharma dhe Robert Farkas të Dielën nën akuzën e mashtrimit me ICO-në.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë konfirmoi akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit.

“Ne besojmë se Centra u shiti investitorëve monedha me premtimin se do të ofronte teknologji të reja duke përdorur fushata të sofistikuara marketingu,” tha një përfaqësues i SEC.

Hetimi ndaj Sharma filloi në mesin e Shkurtit dhe dy bashkë themeluesit ishin në dijeni të tij. Më 30 Mars llogaritë bankare të Centra u boshatisën dhe shumica e punonjësve nuk figuronin më.

Farkas kishte bërë një rezervim fluturimi më 1 Prill për tu larguar nga SHBA-të por u arrestuar përpara se të hipte në avion.

Centra ka shitur 32 milion monedha CTR investitorëve në Shtator me premtimin se do të krijonte një kartë debiti kriptografike me mbështetjen e Visa dhe MasterCard.

SEC tha se Centra nuk kishte pasur asnjë marrëveshje me Visa dhe MasterCard.

Përveç këtyre akuzave, SEC thotë se kompania ka përdorur taktika marketingu mashtruese dhe kishte paguar njerëz të famshëm të reklamonin ICO-në e saj në median sociale. /PCWorld Albanian