Arrestohen katër persona për posedim të “Marihuanës” në Prishtinë

E publikuar: 14/10/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë arrestuar katër të dyshuar në Prishtinë, pasi të njëjtëve ju është gjetur sasi me substancë narkotike.

Duke filluar nga rasti i parë, në rrugën “Afrim Loxha” të dyshuarit gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit ,, Marihuanë” .

Ndërsa me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Pastaj tek Rrethi i Flamurit, të dyshuarit tjetër pas kontrollimit fizik i është gjetur dhe konfiskuar një këse e vogël me substancë të dyshuar narkotike te llojit,, Marihuanë”.

Po ashtu me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë, vjen në rrugën “Ilir Konushevci” ku njësiti policor ka ndalur veturën Audi te cilën e drejtonte i dyshuari në te cilën ishte edhe pasagjeri i dyshuari tjetër.

Gjatë kontrollit të automjetit ne pjesën e brendshme është gjetur dhe konfiskuar një qese vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit,, Marihuanë” .

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./indeksonline/