Arrestohen dy zyrtarë të MINT, për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

E publikuar: 18/08/2023 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi.Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.