Dy të mitur janë arrestuar si të dyshuar për hedhjen e një shishe me koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në fshatin Kishnicë të komunës së Graçanicës.
Sipas policisë ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit
“Kësisoj të dyshuarit, që të dy të mitur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të vepres penale “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” përderisa dyshohet që ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyja palëve”, njofton policia përcjell Klankosova.tv
Rasti ka ndodhur gjatë së dielës dhe është konfirmuar nga organet e rendit.
“Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Ndërkohë që kanë vijuar veprimet hetimore të ndërmarra nga ana e hetuesve policor, sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast”.