Arrestohen dy të dyshuarit në Fushë-Kosovë, u përleshen fizikisht

E publikuar: 20/01/2020 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur mjete të forta.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:50.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.