Dy shtetas të huaj, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se janë marrë me kontrabandim të njerëzve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë arrestimit dhe kontrollit ndaj të dyshuarve janë sekuestruar një sasi e madhe dokumentesh dhe sendesh, përfshirë 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona mobil dhe 3 ora dore, të cilat dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e kundërligjshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 23.12.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull dhe nje femer shtetas te huaj, nën dyshimin e bazuar se janë marr me kontrabandim të njerëzve. Nga të dyshuarit janë sekuestruar 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona mobil dhe 3 ora dore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

















