Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të premtën në mbrëmje pas dyshimeve që ato po trasportonin lëndë narkotike.
Policia italiane është vënë në ndjekje të një makine me shtetas shqiptar e cila duke iu afruar një shtëpie në Marghera, është takuar me person tjetër ku kanë shkëmbyer një pako të përmasave të mëdha.
I vetëdijshëm për praninë e Beretave të Gjelbra, pronari i shtëpisë, 39-vjeçari shqiptar P.K. vendosi të hyjë në shtëpi për të fshehur atë që kishte marrë. Menjëherë pas kontrollit iu zbuluan 527 gr kokainë fshehur në çatinë e verandës.
Operacioni vazhdoi me kontrollin personal të 27-vjeçarit T.A. në Bergamo duke zbuluar 2400 euro në mes të rrobave, me shumë gjasa shpërblimi për transportin e kokainës.
Shtetasit shqiptarë iu vunë prangat dhe u burgosën në Santa Maria Maggiore në Venecia. Droga e gjetur, prej së cilës do të fitoheshin rreth 150 mijë euro, u sekuestrua./albeu