Kryetari i MItrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj në mes kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, kryetarit të degë së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Peci këtë e ka quajtur si akt qyqar dhe kriminal.
“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ka thënë ai.




























