Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, që të dy gazetar rusë, janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Hoçë të Madhe afër Rahovecit, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga ish kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.
Arsyeja e arrestimit, ka qenë pasi të njëjtit dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës përmes veriut të vendit.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar për Indeksonline se policia kufitare është duke e trajtuar këtë rast me intensitete të shtuar./Indeksonline/
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com