Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, që kanë të bëjnë me skema piramdiale të bixhozit.
Në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtur sot nga Policia e Kosovës, është thënë se drejtoria për hetimin e krimeve dhe korrupsionit, pas hetimeve disa javore, ka arrestuar pesë persona në Ferizaj, nën dyshimin se të njëjtit pasi u janë mbyllur lokalet ku kanë vepruar kundërligjshëm në lojërat e fatit, këta të fundit kanë tentuar që përsëri të punojnë në mënyrë jo ligjorë.
Majori i Policisë së Kosovës, Shaip Havolli, tha se në Ferizaj janë kontrolluar 14 lokale prej të cilëve 13 prej tyre janë mbyllur, e në të njëjtën kohë janë konfiskuar shumë shtëpiza dhe lojëra të fatit.
Havolli tha se, personat e njëjtë kanë tentuar që kundërligjshëm të filloj këtë veprimtari, e që për rrjedhojë, janë arrestuar pesë menaxher të këtyre pesë pikave.