Arrestimi, Shullazi ia hoqi maskën policit: “Të njoh shumë mirë kush je”!

E publikuar: 19/04/2016 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Efektivët e policisë që shoqëruan Emiliano Shullazin mbrëmjen e së shtunës, mbanin maska në kokë. Duket se 38 vjeçari ishte në dijeni që policia po shkonte ta shoqëronte dhe po priste në lokal tek rruga e Kavajës pranë banesës. Sapo policët iu afruan, Emiljano Shullazi kapi njëri nga policët dhe i hoqi maskën nga koka duke i thënë: “Hiq maskën ore se të njoh shumë mirë se kush je”, raporton gazeta ‘Shqiptarja.com’. Pas këtij momenti, 38-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse, shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani u paraqit në polici për të pyetur për Shullazin. Policia i vendosi në qafë lejen hyrëse që mund të shkonte të takonte shokun e tij Emiljano Shullazi dhe sapo ka hyrë, është arrestuar pas fletë-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i përfshirë në disa vepra penale. Një ditë më parë, ish zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani tregoi si kishte parë bashkë, Saimir Tahirin dhe Emiliano Shullazin ditën e zgjedhjeve në 23 qershor të 2013.