Arrestimi i Lubisha Vujoviqit, zbulon lidhjet e fuqishme të ‘patriotit’ Azem Syla me serbët!

E publikuar: 01/05/2016 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrethi i Azem Sylës me serb po del të jetë gjithnjë e më i madh. Lidhjet e tij nuk po zbulohen vetëm si lidhje biznesi, por për tej tij, që lidhen dhe komandohen në fund nga inteligjenca e Serbisë, përkatësisht shërbimet inteligjente, të cilat kanë ditur dhe janë të gatshmë ti mbajnë peng shqiptarët, me vetë shqiptarët, të cilët na I kanë shitur si patriot qe 20 vjet e më shumë.
Duket se liria e vërtetë e shqiptarëve nuk mund të arrihet pa u çliruar nga këta jo vetëm kapës të shtetit, por vrasës të jetës dhe të ardhmes tonë, të shpresës për zhvillim dhe bashkim.
E keqja dhe tragjika është se për 20 vjet na kanë mbajtur të ngulfatur në emër të patriotizmit, jo vetëm duke u pasuruar, por antivlerat e tyre duke ua imponuar shqiptarëve si shenjtëri, aq sa ishtarët e tyre ende nuk mund ta besojnë se kush ishin idhujt e tyre, masakraues të faitit tonë.
Në vijim është informacioni, që mbështet edhe më shumë raportimet tona për bashkëpunimin dhe varësinë e Sylës dhe grupit të tij vrastar, e quajtur si skuadra e vdekjes.

Është arrestuar personi i tetë në rastin tashmë të njohur si ai grupi i Azem Sylës.

Insajderi mëson se i arrestuari është Lubisha Vujoviq, bashkëpunëtor i Azem Sylës, ish-deputetit të PDK-së, të cilit dje iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin për arrestimin e një të dyshuari në këtë rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit.

“Konfirmoj se është arrestuar një person i përfshirë në grupin e të dyshuarve në aksionin e fundit kundër korrupsionit. Nuk dihet asnjë e dhënë për personin e arrestuar por vetëm se ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarinë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë.

Aksioni i ndërmarrë ditë më parë, më i madhi i kryer ndonjëherë në Kosovë për krim të organizuar, përfshinë një listë të të dyshuarve prej 51 vetave, në mesin e të cilëve është deputeti Azem Syla. Mes tyre ka gjyqtarë, zyrtar komunalë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj, transmeton botapress.

Deri më tani janë arrestuar 8 të dyshuar nga 9 fletarreste sa janë lëshuar nga Prokuroria e shtetit. Të shtatëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.