Arrestimi i policëve në Kosovë, Rama: Ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi

E publikuar: 15/06/2023 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Twitter, lidhur me rrëmbimit të tre efektivëve të policisë në Kosovë.

 

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.