Arrestim në Gjilan për posedim narkotikësh

E publikuar: 10/10/2017 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën në rrugën “Dardania” në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 9.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.