Arrest shtëpiak ndaj mjekut në Vushtrri të arrestuar për ryshfet

E publikuar: 30/10/2025 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Policisë, mjeku i arrestuar dyshohet se kërkonte dhe pranonte 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.