Arratiset një i burgosur

E publikuar: 08/03/2022 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raport.