“Armiq” në politikë, shokë në kafe. Menduh Thaçi e Ali Ahmeti tymosin një cigare pas tryezës së dialogut!

E publikuar: 14/05/2015 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesioni i të bërit politikë mund të jetë më produktiv nëse prodhon konfliktualitet.

Politikanët shqiptarë janë ata që e kanë përqafuar më së shumti këtë teknikë  si brenda vendit ashtu edhe në shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarë.

Një shembull për t’u përmendur është së fundmi edhe “pajtimi” mes rivalëve historikë të partive shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. Kriza e Kumanovës dhe qasja dashamërise ndaj qeverisë Gruevski i ka bashkuar së fundmi. Kështu takimi mes katër liderëve të partive kryesore në Shkup, që kishte si objektiv kryesor zgjidhjen e krizës në Maqedoni, arriti të afrojë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.  Ata u ulën bashkë për një cigare në lokalin e parlamentit, në përfundim të takimit.

Dy partitë shqiptare dhe liderët e saj u vunë në qendër të kritikave për qëndrimin e mbajtur ndaj ndërhyrjes ushtarake në Kumanovë. Ahmeti e Thaçi qëndruan bashkë gjatë gjithë kohës, madje edhe në krah të kryeministrit Gruevski.

Kjo qajsje mund t’i shërbejë sadopak elektoratit për të kuptuar se për ka ka votuar dhe duartrokitur gjithë këto vite.