Armina sherr me komentuesit…"Po të mos ishte Saliu ty nuk të çonin as në…"

E publikuar: 29/09/2017 07:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani ka publikuar një foto nga Italia, ku e cilëson veten si një Barbie dhe veshja e saj është kokë e këmbë firmato. 

‘Një Barbie  në një botë Barbie-sh’, – ka shkruajtur nën diçiturën e fotos Armina duke kujtuar këngën e famshme të viteve ’90. Dhe pas ksaj vijnë komentet akusuese nisur nga lidhja e saj me djalin e ish kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.

 ‘Barbie girl sepse punoi Sala, po të mos ishte për Salën as në TVSH stë çonin,’ – i ka shkruajtur një komentues duke revoltuar blogeren.

“Në fakt nëse do më kishe ndjekur kam punuar në modë që në moshën 19 vjeç si drejtuese reviste mode dhe në TV dhe dikush pa aftësi nuk ecën dot përpara çfarëdo gjëje t’i ofrojnë,” – i ka replikuar Mevlani komentuesin duke mbrojtur veten. 

/Gazeta Express/