Armina “në duart” e fotografit të Beckham (Foto)

E publikuar: 10/03/2015 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bukuroshja Armina Mevlani ka udhëtuar këto ditë drejt Parisit ku edhe e pret një eksperiencë unike përkrah Timur Emek, i cili është një nga fotografët më të mirë të gjeneratës së re.

Mësohet se ajo ka prenotuar një editorial fotografik tek Emek ku do të shfaqet për projektin e saj të ardhshëm, i cili do të jetë si këshilluese mode në një blog.

Por, ajo që bie në sy është fakti se fotografi që ajo ka zgjedhur është një ndër figurat më të njohura të kësaj fushe, i cili ka realizuar editoriale prestigjioze për emra të njohur si aktori Gerald Buttler, futbollisti David Beckham apo modeles Candice Swanepoel.

E kur bëhet fjalë për fotografët më prestigjiozë nuk diskutohet cilësia, po ashtu edhe çmimi i cili mund të jetë vërtet i kripur.

amina

armina1

armina2