Me një fustan mjaft elegant, por që lehtësisht nxjerr në pah dhe defektet e vogla të trupit Armian shtoi dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Në foto Armina duket me barkë të rrumbullakosur, duke ngjallur kuriozitet tek komentuesit si fillim.
Por pas lajimit të bujshëm blogerja ka folur për Dielli Online duke mohuar lajmin.
Blogerja e ka përgënjeshtruar lajmin e shtatzanisë, duke thënë se fillimisht do të bënte dasmën, pastaj një fëmijë. “Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina Mevlani për Diell-online.al. Mesa duket së shpejti do të kemi edhe martesën e saj me Shkëlzen Berishën, që me siguri do të shndërrohet një ndër dasmat më të ndjekura dhe pëlqyera në vendin tonë. Ne po ju sjellim një tjetër foto të Arminës, që vetë bukuroshja e ka postuar, ku këtë herë barku i saj duket i sheshtë, larg pamjes së një gruaje shtatzënë.



















