Armët serbe në Sudan – Amnesty International: Serbia po shkel traktatet për tregtinë e armëve

E publikuar: 25/07/2024 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Armët serbe janë përdorur në konfliktin e përgjakshëm të Sudanit. Faktet janë bërë publike nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Në raportin e titulluar “Armët e reja nxisin konfliktin në Sudan”, u dokumentua se armët e reja nga Serbia, por edhe vende të tjera si, Kina, Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni, u importuan në Sudan dhe zonën përreth, duke shkelur shpesh embargon e armëve në rajonin e Darfurit.

“Duke furnizuar me armë Sudanin, shtetet palë në Traktatin e Tregtisë së Armëve, si Kina dhe Serbia, po shkelin detyrimet e tyre sipas neneve 6 dhe 7 të Traktatit, duke dëmtuar kështu kuadrin ligjërisht të detyrueshëm që rregullon tregtinë globale të armëve.” – tha Amnesty International.

Siç shkruan Amnesy International, që nga fillimi i konfliktit mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake në prill të vitit 2023, janë vrarë më shumë se 16 mijë e 650 persona./a2cnn/