Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – Forcat izraelite sulmojnë qytetin e Jeninit

E publikuar: 22/01/2025 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat izraelite të sigurisë sulmuan sot qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se operacioni madhor i ushtrisë izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor është “një hap tjetër për të arritur qëllimin e vendosur: forcimin e sigurisë në Jude dhe Samari”, që është emri biblik i atij territori.

Operacioni i quajtur “Muri i Hekurt” pritet të zgjasë disa ditë, sipas mediave izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën gjashtë persona u vranë dhe 35 u plagosën në një operacion izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Ne veprojmë në mënyrë sistematike dhe vendimtare kundër boshtit iranian kudo që ai dërgon armë – në Gaza, Liban, Siri, Jemen, Jude dhe Samari”, tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij.