Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratave të ish- shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, që i dha sonte në një intervistë dhënë për emisionin Komiteti. Zemaj thotë se Klosi në këtë intervistë tregoi fytyrën e krimit.
Lexojeni të plotë reagimin e Zemajt në facebook:
Për merakun e Serbise kontrollohet banesa e Ahmet Krasniqit, kështu deklaron kryespiuni i SHIK-ut Fatos Klosi..
SHIK-u i Fatos Klosit kishte marre udhëzimet për të vepruar ndaj patriotëve që ishin pengesë për lepuroshet e LPK-së.
Angazhimi i Klosit me shokë ishte që UÇK mos të bëhej ushtri e rregullt.
Të mos lejohej armatimi modern dhe ai i rëndë për njësitë e rregullta të UÇK-së.
Të mos lejoj kyqjen e ushtarakëve dhe grupeve të organizuara në terren.
Kjo interviste e sontme e shefit të SHIK-ut ma kujtoj një intervistë të Sabri Godos,që dikur ishte ushtar komuniste i LDB!
-Gazetari: “A keni luftuar kundër armikut?
-Godo: Rrallë kemi bërë ndonjë aksion nga largësia. Armikut i shkonim prapa, sepse ndeshjen me te nuk mund ta përballonim.
-Gazetari: “A keni luftuar kundër “Ballit Kombëtar”?
-Godo: Po, ajo ka qernë tamam luftë, i vrisnim kudo që mundnim. Bilëz, jo vetëm ata që i kishim kundërshtarë të hapur, por i vrisnim edhe ata që ishin partizanë, me ne, por që mendonim se një ditë mund të jenë kundër nesh. Por, këta i vrisnim prapa shpine dhe përhapnim lajmin se i vrau armiku.
Ky është soji i Klosit dhe i shokëve të tij të ideologjisë. As mos ta pytesh sepse ky tregon vetë, fytyren e krimit..
Armend Zemaj i kundërpërgjigjet Fatos Klosit: Tregove fytyrën e krimit
NGA KATEGORIA