Deputeti Armend Muja, është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Qendra e VV-së në këtë qytet.
Sipas këtij njoftimi kryetare e Gruas është zgjedhur deputetja Arjeta Fejza, si dhe kryetar i Rinisë, Lorik Hysenaj.
“Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj”.