Deputeti i VV-së, Armend Muja ka folur lidhur me tërheqjen e Trustit nga qytetarët.
I pyetur se si po e kundërshton tërheqjen e kontributeve në Trust nga qytetarët, në kohën kur shumë artikuj janë shtrenjtuar, derisa personalisht i merrë mbi 4000 € në muaj, Muja në Context në ATV ka thënë se ata nuk kanë nevojë për të marrë para nga Trusti, pasi këtë ndihmesë do ta bëjë Qeveria.“Ideja kryesore është që qytetarët të informohen që 1.1 milion njerëz janë të aftë për punë, 668 mijë llogari ekzistojnë në trust, nga të cilat që kanë 70% të resurseve, që do të thotë unë nuk e përjashtojë që dikujt i kish ndihmu kushtimisht, po ne jemi këtu me i mbledh resurse dhe me i dhënë nga paret e Qeverisë pa i pasur nevojë ata me i prek. Nëse ti i tërheq nga trusti 52 euro, ne po ofrojmë për një pjesë më shumë se aq, kurse për ata ne do të jemi përgjatë gjithë vitit”, tha ai.
Ai tutje ka folur edhe për Partinë Demokratike e cila po e mbështetë tërheqjen e Trusti, e që sipas tij të gjithë janë milionerë.
“Propozuesi i Trustit që është z.Bekim Haxhiu e ka tërhequr krejt Trustin vetë sepse e ka pensionin e veteranit. Ai nuk ka nevojë sepse ai është i pasur më shumë sesa unë në çdo kapital. Partia që po e mbështetë këtë është PDK-ja, që besom kqyri deklaratat e pasurisë krejt janë milionerë”, tha ai.