Armend ​Zemaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

E publikuar: 17/11/2020 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka uruar shërim kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai tha se i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj.“Më lejoni të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit pasi kishte rezultuar COVID pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha ai.
Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit të Kosovës, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, më herët ka njoftuar përmes rrjetit social në Facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.