Armela e Big Brother publikon bisedat me reperin shqiptar: “Ik më bli fara tani!”

E publikuar: 21/08/2017 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që pas daljes nga Big Brother, Armela nuk e vazhdoi për një kohë të gjatë lidhjen e dashurisë me Damianon dhe u nda nga ai pa e vrarë shumë mendjen dhe këtë e kemi parë dhe në rrjete sociale.

Ditët e fundit, bukuroshja e Big Brother ka qenë në Prishtinë dhe sipas disa lajmeve që kanë publikuar portalet rozë, Armela ka shkuar atje për të takuar reperin Noga që u bë i njohur për publikun prej martesës së tij me një ish moderatore të Top Channel, Kristela.

Por, duket se gjërat nuk kanë qenë kaq romantike sa kanë dalë në rrjete sociale sepse Armela ka publikuar një bisedë me Nogën në Snapchat ku duket se mes tyre janë nxehur gjakrat.

“Hahaha, më ke bërë bllok por s’ma ha k*ri, të gjithë e dinë që ke qënë tek unë e të kam pasur. Je shumë jo-origjinale. Ti e shite veten për asgjë. Unë ta blej ta imazhin, shife sonte në media kur dalin këto. Skandal” – ka shkruar reperi ndërkohë që pasi e ka postuar Armela këtë foto ka shkruar më sipër: “Kur nuk pranon ta kesh më shumë se shok e jo më të martohesh me djaloshin e vogël. Agugu i kam dy qenë për të rritur, s’do i bëj tre. Rritu vet dhe ik më bli fara tani” – ka qenë reagimi i ashpër i Armelës e cila ka vendosur ta fshehi më pas këtë postim.