Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka prezantuar para komisionit për Zhvillim Ekonomik raportin e punës për vitin 2016.
Kreshnik Gashi kryetari i bordit të ARKEP ka prezantuar para komisionit këtë raport.
Kreshnik Gashi kryetar i bordit të ARKEP, tha se vitin e kaluar kanë bërë 90 mijë euro investime kapitale. Sipas tij, ARKEP ka luajtur rolin si autoritet i pavarur.
“Ne nuk e konsiderojmë veten si instrument i qeverisë”, tha ai.
Sa i përket implementimin të marrëveshjes për kodin telefonik +383 Gashi tha se marrëveshja është në favor të Kosovës.
Gashi sqaroi se nga qershori i vitit 2018 kodi +383 do të fillojë të përdoret në tërë territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Në rastin e kodit ne kemi dhënë opinionin ton dhe konsiderojmë që kjo marrëveshje është në favor të Kosovës. Me implementimin e kodit +383 do të implementohet deri në qershor të vitit 2018 do të largohet kodi +381”.
Kjo pasi iu përgjigj pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu. Ai tha se thirrjet nga Serbia do të trajtohen si lokale dhe se kjo ndikon në sovanietetin e vendit.
“Është fakt që kodi +381 për thirrje të Serbisë do të trajtohen si lokale dhe këtu është në pyetje çështja e sigurisë dhe sovranitetit dhe pyetja është çfarë masa keni ndërmarr për tu siguruar në zbatimin e misionit që keni”.
Sejdiu kërkoi të dijë më shumë lidhur me operimin Mobile Telecom Serbia në Kosovës. Gashi iu është përgjigjur Sejdiut se shumë shpejt do ta mbulojnë edhe pjesën veriore.
“Tek e drejta e VALA-së dhe IPKO-së për me operu në veri dhe si të tilla kanë të drejtë me operuar në çdo cep të Kosovës dhe kjo nuk ka asnjë dilemë. Kemi operator tjetër që është operatori serb MTS operon me kufizime dhe është shumë i limituar për sa i përket territorit dhe disa limiteve tjera që ka”.
Memli Krasniqi, deputetët i PDK-së, tha se nuk është e drejtë të kërkohet nga ARKEP sqarime lidhur me çështjet e kodit telefonik pasi sipas tij kjo ka qenë marrëveshje e Brukselit.
“Ai duke iu drejtuar anëtarëve të ARKEP tha se do të ishte mirë që ata të marrin parasysh rekomandimet e auditorit”.
Deputeti i VV-së, Dardan Molliçaj, tha se një prej problemeve është që anëtarët e bordit janë shumë politik.
“Tre prej anëtarëve të bordit të ARKEP janë thellësisht politik”.
Por Gashi tha se bordet të jenë edhe profesionale dhe të pavarura.
“Të gjithë ata që janë anëtar të bordit janë votuar nga kuvendi i Kosovës”.
Për shkak të mungesës së korumit raporti është lënë të miratohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit.


















