ARKEP nuk mund të nxjerrë vendime për uljen e tarifave për shërbimet telefonike

E publikuar: 21/07/2020 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ARKEP nuk mund të nxjerrë vendime për uljen e tarifave për shërbime telefonike në kohë pandemie për operatorët mobilë në këtë rast për Vala dhe IPKO.

Kështu ka thënë anëtari i Bordit të ARKEP, Shqipërim Pula pas pyetjes që i bëri deputetja Mimoza Kusari-Lila.

“Ne nuk mund të marrim vendime ad-hoc për uljen e tarifave dhe lehtësimit të punës së Telekomit rreth borxheve”, tha Pula.

Kusari-Lila ka kërkuar që në kohë të pandemisë të ulën tarifat për brezin frekuence dhe të ndikojë edhe uljen e çmimeve për qytetarët, të paktën sipas saj për këtë kohë të krizës të shkaktuar nga Covid-19.