Arjola Demiri- (Foto: Top Channel)
Aktorja e njohur tropojanë, Big Brother VIP, ka bërë një tjetër rrëfim prekës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një bisedë të sinqertë me kolegen e saj aktore, Monika Lubonjën, Arjola ka treguar se si vite më parë kishte pësuar një abort.
Ajo tregoi se si para lindjes së vajzës së tretë ishte shtatzënë me binjakë, nëntë muaj pasi kishte lindur djalin e saj, Rubinin.
“Ai të linte kastile shtatzënë?”, ka pyetur Monika për bashkëshortin e saj, ndërkohë Arjola i është përgjigjur duke thënë: “Por nuk është ruajtur asnjëherë”.
“Mua më kapi një krizë [në kokë] dhe ik te doktori dhe i them: Aman të lutem mi hiq dhe kam bërë abortin”, ka rrëfyer aktorja tropojane.
E njëjta ka vazhduar të tregojë se si gjendja e saj psikike ishte shumë e vështirë edhe kur ishte shtatzënë me vajzën e tretë, Alesian, pasi kishte dashur ta abortonte edhe atë.
“Kam dashur të presë venat, kam marrë kokrrat dhe i kam pirë para tij [bashkëshortit]. Prandaj më dhimbset Alesia, sepse kam hyrë në gjynah me të”, ka thënë më ej Demiri.
Aktorja e njohur si ‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë”, ka treguar ditë më parë se shumë vite të martesës ishin dërrmuese për të, për shkak të tradhtisë prore të bashkëshortit, gjë që çoi edhe në vendimi ne dyshes për t’u ndarë. /Top Channel/