Ariu polar ka aftësi të jashtëzakonshme në kamuflim nëpër shtresa të akullta, dhe pothuajse është e pamundur të identifikohet ku qëndron nëse filmohet nga ajri siç ka ndodhur këto ditë.
Imazhe dhe video të mrekullueshme të shkrepura në territorin e Nunavut në pjesën veriore të Kanadasë, shfaq ariun polar që fshihet nëpër shtresa të akullta dhe kërcen nga njëra copëz e akullit të tjetra me qëllim që mos ta vërejnë, transmeton Telegrafi.
Florian Ledoux, 28-vjeç, kishte filmuar me dron këtë kafshë të egër që me sa duket po e ka të vështirë të qëndrojë në shtresa të akullta, pasi që vera në Kanada ka qenë shumë e nxehtë dhe shumica prej copëzave të akullta po shkrihen.
Ledoux kishte vëzhguar me javë të tëra lëvizjet e ariut polar, i cili nuk arrinte të gjente një shtresë të “qëndrueshme” të akullt. Sipas tij ndryshimet klimatike rrezikojnë që niveli i ujit nëpër dete të rritet dhe shumica e krijesave që jetojnë në këtë zonë të zhduken. /Telegrafi/