Arilena nuk "qan" më nëntorin…nis t'i "qeshë" dhjetorit!

E publikuar: 21/12/2017 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ka marrë pjesë në shumë koncerte jashtë vendit duke synuar lindjen e Evropës madje vetëm pak ditë më parë ishte e ftuar speciale në finalen e “The Voice” në Rumani. Megjithatë duket këngëtarja bukuroshe Arilena nuk ka dëshirë t’a mbyllë këtë vit “duke qarë” për nëntorin.

Ajo premtoi një sesion këngësh festive, të cilin e ka nisur sot me publikimin e këngës “Snow in December”. Përmes një video bardh e zi, këngëtarja i ka dedikuar ndjekësve të saj një këngën mjaft të bukur festive, e cila do të pasojë edhe nga të tjera gjatë këtyre ditëve./Gazeta Express/