Arifi njofton se sot do të vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës

E publikuar: 27/11/2023 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media, Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.” – thuhet në njoftim.

 

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020