Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.
Përmes një njoftimi për media, Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.
”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.” – thuhet në njoftim.