Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkruar se Albin Kurti e ka tradhtuar Luginën.
Ai tutje e ka quajtur “rrenc” Kurtin dhe partinë e tij.
Postimi i plotë:
Tradhëtia ka emër.
Albin Kurti e tradhëton Luginën!
“Reciprociteti, reciprociteti… tap karriga, tung Lugina”!
Albini tashmë s’është më as “skifter” në Prishtinë, sepse në Bruksel gjithmonë ka qenë “pulë e lagur”.
Rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti, vërtetë nuk ka pasur më herët shqiptaria.
Herë ka qenë kundër bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën; madje në vitin 2019 organizoi edhe protestë në mes të shiut në Mitrovicë kundër Luginës; e herë thoshte se Reciprociteti është i panegociueshëm!
Ju kam thënë që nga viti 2021 se ky njeri është tradhëtar kombëtar!
S’ka rëndësi nëse i ka apo jo 51%, por edhe sikur t’i kishte 101%, ky rrenacak është tradhëtar ndaj shqiptarisë në përgjithësi dhe ndaj Luginës në veçanti.



















