Arianit Koci: Shkarkimi i rektorit, vendimi më i mirë i mundshëm!

E publikuar: 21/10/2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i mirënjohur kosovar, Arianit Koci ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. Ai e ka konsideruar këtë vendim si si më të mirin të mundshëm, që siç ka thënë ai në këtë degradimin total të shtetit tonë. Sipas tij, maskat janë hequr dhe kjo është pasqyra reale e shoqërisë sonë.

Ky është shënimi i tij i plotë:

Shkarkimi i rektorit – vendimi më i mirë i mundshēm

Vendimi për shkarkimin e rektorit është vendimi mē i mirē i mundshëm, në këtë degradim total tē shtetit tonë të dashur.

Maskat janë hequr: kjo ēshtë pasqyra reale e shoqërisë sonë.

Hipokritë, poltron dhe analfabet funksional janë personat që e votuan shkarkimin e rektorit. Të gjithë po pajtohemi. Por dorēn në zemēr, të gjithē jemi ngapak fajtor pēr kētë gjendje nē tē cilēn jemi.

Mosreagimi ndaj dukurive negative, apatia dhe mosvotimi apo votimi i gabuar është konvertuar në ambient të përshtatshëm pēr krijimin e klaneve dhe grupeve analfabete të interesit.

A mund ta ndalim degradimin e mētutjeshēm të shoqërisë?

Nuk e di.

Por e di që na duhet një riformatim i thellë i vlerave në shoqëri, në mēnyrë që eventualisht të ecim pērpara.