Arianit Koci: Gazeta Blic e ka kryer detyrën profesionale, gjë që garantohet me ligj

E publikuar: 09/04/2015 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristi Arianit Koci ka komentuar skandalin e fundit të publikuar në Gazetënblic.com, ku denoncohet xhirollogaria bankare e kandidatit pët kryeprokuror të shtetit Aleksandër Lumezi.

Duke qenë pjesë e debatit në Info Magazine të Klan Kosovës, Koci ka thënë se gazetablic.com ka kryer detyrën profesionale, gjë që garantohet me ligj.

”Astrit Gashi nuk ka kryer vepër penale. Ai apo gazetablic kanë publikuar një dokument duke u thirrur në lirinë e shprehjen dhe nenit 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ai nuk mund të përndiqet. Të them të drejtën unë nuk e di pse ky dokument është i klasifikuar”, tha avokati.

Koci ka thënë se gazetarët duhet të lihen të bëjnë punën e vet, dhe të mos pengohen nga askush.

Kërcënimin ndaj Gashit e ka dënuar edhe themeluesi i gazetafjala.com Viktor Buzhala.

Ai ka thënë se është në interes të opinionit publik që mediet të zbulojnë pasurinë financiare të zyrtarëve publik, ashtu sic bëri në këtë rast gazetablic.com
“Dokumenti i publikuar nuk duhet te konsiderohet si dokument i klasifikuar. Kjo është një llogari bankare të cilën do ta publikoja edhe unë. Është me interes të opinionit publik ta dijë se kush po zgjidhet kryeprokuror dhe sa para ka ai në llogarinë e tij, pavarësisht faktit se nuk dua të paragjykoj nëse ka keqpërdorime ose jo”, tha Buzhala.