Si bashkëshorte e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, Ariana gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga mediet rozë, transmeton Gazeta Express.
Ata janë të dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve të shumta që ata publikojnë në rrjetet sociale.
Së fundmi është Ariana e cila në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet duke e puthur në faqe bashkëshortin e saj Ermalin.
Një fotografi shumë e ëmbël.

Por pas kësaj i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ermali i cili ka postuar një fotografi me Arianën ku shihen të lumtur së bashku.

Ndryshe, Ermali dhe Ariana kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, një djalë dhe dy vajza./Gazeta Express/

















