Ajo nuk ka folur drejtpërdrejtë për sulmin me bombë, megjithatë është parë tejet emocionale kur komediani Jimmy Fallon ka diskutuar për këtë gjë gjatë intervistës.
Ylli i popit paralajmëroi publikimin e albumit të ri të quajtur “Sweetener” për këtë verë.
“Ky album është për ndriçimin e situatave të ndryshme, që të sjellësh dritë në jetën e dikujt, apo për dikë që sjellë dritë në jetën tuaj. Ëmbëlsim i situatave”, është shprehur këngëtarja.
24 vjeçarja gjatë kësaj interviste nuk ka dhënë më shumë detaje rreth inspirimit për këtë album.

















