Arian Tahiri në listën e PDK-së për zgjedhje: Më gjeni me numër 30!

E publikuar: 07/12/2025 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, ka njoftuar se do të jetë në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës.

“Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim.” – shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë.

Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim.

Në listë më gjeni me numër 30!

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!