Kur Noelia Garella ishte fëmijë, një çerdhe e kishte refuzuar duke e etiketuar si “përbindësh”. Tani, si 31-vjeçare, ajo është klasë në vete.
Me gjithë paragjykimet, ajo është personi i parë me sindromin Down që punon si mësuese në një institucion parashkollor në Argjentinë, dhe njëra nga të paktat në botë, transmeton Express.
Rasti i Garellas ishte i paparë, pasi që shkolla u përball me një tabu: A mund një person me sindrom të njohur të jetë në krye të një klase?
Ajo ka thënë se gjithmonë ka dashur të jetë mësuese.
“E adhuroj këtë. Qëkur isha e vogël, gjithmonë kam dashur të bëhen mësuese, sepse më pelqejnë shumë fëmijët”, ka thënë ajo për AFP.