Për Ardian Gjinin ekziston vetëm një zgjidhje në situatën politike të vendit dhe ato janë organizimin i zgjedhjeve në vend.
Dhe sipas tij kjo është rruga e vetme e cila edhe do të ndodhë
“ Ne aty do të shkojmë, në atë rrugë jemi të zgjedhjet, por çështja është se a do të shkohet me marrëveshje apo pa të.
Këto çështje nuk kanë të bëjnë me një qeveri. Këto janë procese të komplikuat dhe Kosovës i duhet një riformim dhe kjo bëhet me metodën e vetme që është të shkohet në zgjedhjet“, ka thënë Gjini në Rbukon të KTV-së, transmeton Koha.net.
Duke e ritheksuar se marrëveshjet janë të këqija ai ka potencuar se do të kenë kujdes që t’ia përkujtojnë elektoratit se vota e tyre do të jetë kundër këtyre marrëveshjeve.
“ Do të punojmë shumë që elektorati ta ketë të qartë se vota e tyre do të jetë kundër këtyre zgjedhje, populli do të votoj jo vetë kundër keq qeverisjes por edhe kundër marrëveshjeve të cilat janë të dëmshme” .këtyre zgjedhje.
Gjini ka potencuar se tashmë ekziston një ide që blloku opozitar të shkojë me një listë të përbashkët në zgjedhje por që sipas tij kjo ende nuk është vendosur pasi është proces.
“Po ka ide që të shkohet me një listë të përbashkët unë nuk mund të them më shumë pos qe kjo nuk është e pamundshme .”
Por ai nuk u ka vënë vij të kuq për koalicion as PDK-së e as LDK-së, duke theksuar se një riformatim i politikës dhe zgjedhjet do ti çlironte edhe këto dy parti politike me këto marrëveshje.
Nuk e parapëlqej referendumin, ai mund të jetë i rrezikshëm, thotë Gjini
20:59
Ndonëse ideja për referendumin erdhi nga partitë opozitare, pjesë e së cilës është vetë Gjini, ai, në Rubikon të KTV-së, ka shprehur rezervat e tij për organizmin e një referendumi për një gjë të tillë.
Për të mbajtja e referendumit mund të jetë e rrezikshme dhe të krijojë precedentë të shumtë, të cilat nuk do t’i konvenonin Kosovës.
“Referendumi i ka disa probleme të veta, shumë vende më demokratike nuk e njohin këtë koncept për shkak të rrethanave jo të mira historike.. Nëse Kosova vendos të shkojë në referendum, ne të gjithë e dimë edhe rezultatin, i cili do të ishte kundër marrëveshjeve.
Por, po të pyetesha unë, do t’i thosha jo referendumit. Kosova nuk ka nevojë për referendum, pasi duhet të shohim më thellë se sipërfaqja.
Fillimisht një ligj për referendumin nuk mund të kalojë më në Kuvend, dhe të mos harrojmë se edhe nëse e bëjmë atë ligj, pozita do ta fuste një nen, për vete, opozita një tjetër, plus minoritet, kjo pra do të përbënte një precedent të rrezikshëm”.