I pari e mori fjalën në hapjen e fushatës zgjedhore të AAK – Nismas, kandidati për deputet, Ardian Gjini, i cili foli për konceptin e këtyre subjekteve për “Kosovën Fituese” të cilën e vendosi në dallim me atë të Albin Kurtit.
Këtë të fundit, Gjini e quajti “mburoj të korrupsionit”
“Deri sot e kemi një qeveri e cila flet e s’bën kurgje – e ne me Kosovën fituese kemi me i kry punët…Krejtve ua len fajet, e krejt fajet i ka vetë”, tha ai.
“Kosova fituese nuk është një vend ku qeveria e mbrron korrupsionin. Kurrëkush s’ka fol për korrupsionin më shumë se Albin Kurtit, e për katër vjet i ka krejt në korrupsion e i ka bë mburoj. E ka pa luftën kundër korrupsionit si luftë kundër tjerëve, si luftë kundër kundërshtarëve”, tha ai.
“Kurrkush s’ka fol më shumë për kushëri se Albn Kurti, tash i ka krejt me rend, 100 mijëshe subvencione për daja e vëlla”, tha Gjini