Lajmet

Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

28.09.2026 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se Kosova duhet të përballet më fuqishëm me narrativat që, sipas tij, janë ndërtuar nga Serbia për ta dëmtuar imazhin e Kosovës në botë.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini është ndalur edhe te akuzat për trafikim organesh.

“Akuzat për Shtëpinë e Verdhë dhe për trafikim të organeve janë prodhuar në Serbi. Qysh janë gjetur ato kanale me mbërri deri në Këshill të Evropës përmes një senatori, përmes Dick Martyt, ne nuk mundemi me ditë tash sonte dhe me folë për këtë punë, po kanë depërtuar deri në atë nivel sa me u bë temë”, tha Gjini.

Ai deklaroi se Kosova, sipas tij, nuk ka reaguar mjaftueshëm ndaj këtyre pretendimeve dhe u shpreh se “kemi dështuar me tregu që gjasat reale janë që Serbia vetë ka bërë trafikim të organeve “.

“Ne, për shembull, kemi dështuar me tregu që gjasat reale janë që Serbia vetë ka bërë trafikim të organeve edhe e ka përdorë të njëjtën gjë me na akuzu neve. Në fjalën time më 12 shtator e kam përmendë, që poshtërsia më e madhe është me i akuzu të tjerët për atë që e ke bërë vetë”.

“Ne tash e dimë që në Serbi janë marrë shumë pengje, shumë trupa nëpër frigoriferë, trupat e shqiptarëve të Kosovës. Këto gjëra ka qenë dashur me i pa edhe me thënë: Ndal, gjasat janë që ju e keni bër’. S’kemi për momentin fakte, po një ditë kanë me dalë”, deklaroi Gjini./Klankosova.tv

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim